63 kosovarë humbën jetën nga Coronavirusi brenda një jave

63 kosovarë humbën jetën nga Coronavirusi brenda një jave

63 persona nuk kanë arritur të fitojnë betejën me Coronavirus brenda një jave në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët njoftojnë se të dhënat janë nga data 10 deri më 15 gusht.

Siç është raportuar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, çdo ditë që nga fillimi i pandemisë, javët e fundit janë shtuar shifrat e vdekjeve nga Coronavirusi në Kosovë.

Ndërkaq, MSH informon se më 10 gusht, ditën e hënë u shënuan 14 të vdekur.

Të martën më 11 gusht, 13 persona humbën betejën me COVID-19.

Të mërkurën 11, të enjten tetë, ndërsa të premtën poashtu tetë, kurse dje nëntë persona nuk i dolën ballë koronavirusit.

Sipas MSH-së brenda kësaj periudhe u infektuan një mijë e 28 persona.

Poashtu u shëruan edhe 205 persona, të cilët ishin infektuar me COVID. /Insajderi.com