
Të dhënat nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tregojnë se në total numri i rasteve aktive me Coronavirus është 637.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.096, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,126 persona.

Vaksina COVID-19
Në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.741 doza të vaksinës.
Ndërsa, deri tani 818.361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.637 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Insajderi.com