Edhe brenda 24-orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar qindra gjoba për personat që nuk kanë respektuar masat anti-COVID’19, njofton Insajderi.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë shqiptuar 649 gjoba për ata që nuk respektuan këto masa.
Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre 24 orëve kanë ndodhur 75 aksidente e janë shqiptuar një mijë e 65 tiketa trafiku.
16 persona janë arrestuar, ku tre prej tyre janë dërguar në vuajtje të dënimit. /Insajderi.com