Çështje ditësh është fakti kur në Prishtinë do të fillojë ndërtimi i xhamisë.
Edhe pse një gjë e tillë ishte diskutuar qe disa vite me radhë, komuna ende e ka në proces lëshimin e lejës.
Dy modele janë përfolur deri më tani për ndërtimin e kësaj xhamie, shkruan Insajderi.
Modeli perëndimor dhe ai oriental. Nga një votim online që e ka realizuar Insajderi, po del se 66% e qytetarëve preferojnë modelin perëndimor.
Kurse nga mbi 6 mijë e 800 votues, 34% preferojnë modelin oriental. /Insajderi.com