66 raste të reja dhe 141 të infektuar me Coronavirus në Kosovë

66 raste të reja dhe 141 të infektuar me Coronavirus në Kosovë

Asnjë person nuk ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në vend, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të cilët tutje thonë se së fundmi janë shënuar 66 raste të reja pozitive me COVID-19 nga 503 mostra të testuara.

Përveç këtyre rasteve janë regjistruar edhe 141 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të kuruarve ka arritur në 12 mijë e 815 raste, kurse ai i rasteve aktive është një mijë e 778.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 7 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com