68 deputetët që fituan sërish besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në Kuvend

68 deputetët që fituan sërish besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në Kuvend

120 deputetë nga gjithsej 14 parti politike kanë fituar besimin e qytetarëve për t’u bërë pjesë e legjislaturës së tetë në Kuvendin e Kosovës.

68 prej tyre këtë besim të popullit e kishin edhe në legjislaturën e kaluar, pasi secili nga ta kishin arritur të fitojë mbi pesë mijë vota në zgjedhjet e tetorit të 2019-tës.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit doli parti fituese me mbi 50 për qind të votave, ka fituar 58 ulëse në Kuvend. 27 prej kandidatëve e kanë fituar sërish besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në një nga institucionet me të rëndësishme të shtetit.

Pas LVV-së, numër të madh të deputetëve që sërish kanë zënë vend në organin legjislativ ka Partia Demokratike e Kosovës, e cila në këto zgjedhje u radhit e dyta.

Nga kjo parti 15 deputetë kanë qenë pjesë edhe e lagjislaturës së kaluar.

Ndërkohë, partia e tretë më numrin më të madh të të zgjedhurve të popullit për herë të dytë, e disa edhe më shumë, është Lista Serbe.

Kjo parti do të përfaqësohet nga 10 deputetë në legjislaturën e tetë dhe që të gjithë kanë qenë pjesë edhe e lagjislaturës së kaluar.

Më poshtë Insajderi ju rendit të zgjedhurit e popullit që fituan edhe një mandat në Kuvend:

Lëvizja Vetëvendosje 27 deputetë:

Vjosa Osmani, Glauk Konjufca, Mimoza Kusari-Lila, Hekuran Murati, Haxhi Avdyli, Saranda Bogujevci, Liburn Aliu, Arbërie Nagavci, Labinotë Demi-Murtezi, Mefail Bajqinovci, Hajrullaj Çeku, Eman Rrahmani, Gazmend Gjyshinca, Fitim Haziri, Alban Hyseni, Artan Abrashi, Arber Rexhaj, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, Agon Batusha, Valon Ramadani, Fitim Uka, Fjolla Ujkani, Salih Zyba, Dimal Basha, Fatmir Kollaçaku, Fitore Pacolli dhe Arta Bajralija.

Partia Demokratike e Kosovës 15 deputetë:

Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Bedri Hamza, Mergim Lushtaku, Memli Krasniqi, Elmi Reçica, Ferat Shala, Bekim Haxhiu, Eliza Hoxha, Ganimete Musliu, Abelard Tahiri, Blerta Deliu, Fadil Nura, Ariana Musliu-Shoshi dhe Floretë Zejnullahu.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re gjashtë deputetë:

Kujtim Shala, Behgjet Pacolli, Arben Gashi, Marigona Geci, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Rrezarta Krasniqi.

Lista Serbe 10 deputetë:

Slavko Simiq, Igor Simiq, Miljana Nikoliq, Zoran Mojsiloviq, Ivan Todosijeviq, Verica Veraniq, Branislav Nikoliq, Milosh Peroviq, Ljubinko Karadziq dhe Jasmina Dediq.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë deputetë:

Daut Haradinaj, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Pal Lekaj dhe Albena Reshitaj.

Partia Turke dy deputetë:

Fikrim Damka dhe Fidan Jilta.

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës një deputet:

Elbert Krasniqi.

Unioni Socialdemokratik SDU një deputete:

Duda Balje.

Partia Unike e Goranëve një deputet:

Adem Hodza.

Lëvizja Vetëvendosje është partia me më së shumti deputetë në këtë legjislaturë, ajo përfaqësohet me 58 deputetë. PDK-ja me 19, LDK-ja me 15, AAK-ja me tetë, Lista Serbe me 10 dhe minoritetet tjera joserbe me 10.

Kandidatët të cilët kanë arritur t’i fitojnë votat e mjaftueshme në zgjedhjet e 14 shkurtit që nga e mërkura kanë filluar të regjistrohen si deputetë.

Në hollin e këtij institucioni gjatë këtyre ditëve pritet secili prej 120 deputetëve të zgjedhur t’i kryejnë procedurat administrative për t’u ulur në karriget e organit legjislativ.

Ndërkohë, më 22 mars, të hënën e javës së ardhshme pritet të konstituohet legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës./Insajderi.com