692 gjoba për shkelësit e masave anti-COVID

692 gjoba për shkelësit e masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka shqiptuar 692 gjoba për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-Coronavirus.

Këto ndëshkime bazën ligjore e kanë tek ligji anti-COVID i votuar në Parlamentin e Kosovës.

Po ashtu janë shpërndarë edhe 884 tiketa për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit, ka ndodhur një aksident me fatalitet. 23 me dëme materiale e 37 me pasoja materiale.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka njoftuar se ka arrestuar 13 persona dhe tetë janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com