7 viktima dhe 551 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

7 viktima dhe 551 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri 7 pacientë me COVID-19 të moshave 52-76 vjeç kanë humbur jetën ndërsa 725 raste të reja janë identifikuar nga kryerja e 3906 testimeve, njofton Insajderi.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,102 që nga fillimi i epidemisë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendimin që të vazhdojnë të mbeten në fuqi masat e orës policore që fillon në orën 22:00; Universiteti të vazhdojë edhe për një periudhë të paktën dy javore të jetë online, pa prezencën e studentëve fizikisht nëpër auditore. Dhe po kështu fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri në datën 18 Janar./Insajderi.com