![7 viktima dhe mbi 400 raste të reja me Coronavirus në Mal të Zi](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/12/auto_mali_i_zi_flamuri_-_cco1558419366-730x440.jpg)
Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi kanë bërë të ditur se shtatë pacientë kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit,
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 454 raste të reja dhe janë shëruar 409 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Mal të Zi janë regjistruar 39 mijë e 607 raste pozitive të Coronavirusit, prej tyre 556 kanë vdekur.
Aktualisht janë 10 mijë e 590 raste aktive të infeksionit./Insajderi.com