70 për qind e popullatës pritet të vaksinohet deri në fund të vitit

70 për qind e popullatës pritet të vaksinohet deri në fund të vitit

Sot (e martë) ka nisur procesi i vaksinimit në Kosovë, ndërsa deri në fundit të vitit parashihet të vaksinohet deri në 70 për qind të popullatës, transmeton Insajderi.

Shefja e imunizimit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Edita Haxhiu ka thënë se janë 280 persona nga stafi shëndetësor të cilët do të vaksinohen në tërë Kosovën.

“Në sallën ‘1 tetori’ është planifikuar që 760 persona të vaksinohen gjatë ditës, ndërkaq në Klinikën Infektive sot dhe nesër do të vaksinohet stafi”.

Ndërsa, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se sot është ditë e mbarë dhe se Kosova po i bashkohet vendeve tjera për vaksinimin e personelit shëndetësor dhe qytetarëve.

Ai ka bërë thirrje që edhe më tutje të respektohen masat anti-COVID./Insajderi.com