72-vjeçari që vdiq në motel në Gjilan ishte me një 30-vjeçare – Ky është rrëfimi i saj për ngjarjen

72-vjeçari që vdiq në motel në Gjilan ishte me një 30-vjeçare – Ky është rrëfimi i saj për ngjarjen

Tre dite më parë një 72-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një motel në qytetin e Gjilanit. Nga mediet raportohej se bashkë me të kishte qenë një vajzë, mosha e së cilës nuk dihej.

Mirëpo, vajza që kishte qenë me të është një 30-vjeçare.

Lajmin për Insajderin, në lidhje me vdekjen e të moshuarit e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, Gazeta Express, sot ka siguruar deklaratën e vajzës e cila kishte qenë në dhomën e motelit me 72-vjeçarin. Ajo para organeve të hetuesisë kishte deklaruar se me dëshirë dhe vullnetin e dy palëve kishin shkuar në motel.

“Kemi qenë duke kryer marrëdhënie seksuale në dhomën e hotelit. Por ai në një moment ka ra në dysheme. Unë kur e kam pa ashtu, jam frikësua edhe kam ikë nga moteli. Aty kemi shku dytë me vullnet”, ka deklaruar ajo.

Në pyetjet e policisë se nëse i moshuari në praninë e saj kishte pirë ndonjë medikament mjekësore, ajo ishte përgjigjur se në praninë e saj ai nuk kishte konsumuar medikamente.

“Jo, sa unë kam qenë aty, nuk e kam pa nëse ka pirë ndonjë medikament mjekësor ose diçka tjetër”, ka deklaruar ajo.

Kjo grua e cila është nga rajoni i Gjilanit,  kohë pas kohe me persona të ndryshëm po i frekuentonte motelet kosovare./Insajderi.com