727 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale

727 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale

856 pacientë të dyshuar për COVID-19 janë të shtrirë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, 727 prej të cilëve janë të konfirmuar pozitivë me virusin vdekjeprurës, përcjell Insajderi.

Sipas të dhënave nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universiar i Kosovës, 33 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 682 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 355 pacientë

18 në gjendje të rënduar

309 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

289 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 115 pacientë

Klinika Infektive II (mjekësia sportive), 86 pacientë

Klinika Infektive III (Interno), 44 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 paciente

Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 501 pacientë

16 në gjendje të rënduar shëndetësore

418 të konfirmuar pozitivë

303 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 116 pacientë

Spitali i Gjakovës, 85 pacientë

Spitali i Pejës, 77 pacientë

Spitali i Gjilanit, 107 pacientë

Spitali i Ferizajt, 57 pacientë

Spitali i Mitrovicës,38 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë

/Insajderi.com