73 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

73 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë , Niman Bardhi, ka njoftuar se të mërkurën 73 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID, shkruan Insajderi.

Bardhi ka deklaruar se gjatë ditës së sotme me dozën e parë janë vaksinuar 309 qytetarë.

 “Sot kemi filluar më vaksinim të gjithë qytetarëve që tashmë e kanë marrë dorëz e parë dhe aktualisht janë duke marrë dozën e dytë. Kemi filluar me profesionistë shëndetësor dhe qytetarë ku aktualisht kemi mbi 370 të vaksinuar, me dozë të parë 309 përderisa kemi rreth 73 persona që janë me dozën e dytë”, ka thënë ai.

 Sipas tij, vetëm sot janë ofruar mbi një mijë e 700 vaksina antiCOVID-19 në tërë Kosovën, ndërsa deri më tani janë vaksinuar 71 mijë e 400 persona në nivel vendi.

“Nëse flasim në nivel vendi për dozë të parë dhe të dytë aktualisht kemi 71 mijë e 400 vaksina të dhën,a ndërsa vetëm për ditën e sodit janë ofruar mbi 1 700 vaksina. Salla është e organizuar jo veç për dy kategoritë e dozave, por edhe të vaksinimit në masë”, ka pohuar Bardhi./Insajderi.com