City Saa është kompania vendore e specializuar në prodhimin e produkteve të higjienës.
Kompania e prodhimeve vendore të higjienës City Saa, tash e sa vite përkujdeset që ta mbuloj tregun me prodhime vendore në këtë fushë, duke ofruar mbi 400 lloje të produkteve higjienikë.
Kuptohet që City Saa ofron zgjidhje të plotë edhe për shamponet e flokëve, duke u siguruar që t’i ofrojë gjitha llojet e shamponeve nga bimët më të shëndetshme.
Kësaj radhe ju prezantojmë me tri lloje të shamponeve tejet unik dhe të shëndetshëm për flokë.
Shamponi “KOPRIVA” që përbëhet nga hithrat, shamponi “BREZA” që përbëhet nga bima e brezez si dhe shamponi “CHAMOMILE” që përbehet nga kamomili.
Të gjitha këto bimë njihen për dukurit e tyre ushqyese dhe të shëndetshme për organizmin.
Hithra është një bimë premtuese në trajtimin e sëmundjeve të astmës, bronkitit, gurëve në veshka dhe sklerozës. Për më tepër, hithra përdoret për të luftuar zbokthin dhe hequr yndyrën e tepërt nga flokët.
Çajin e kamomilit e njohim për vetitë e tij anti-inflamatore dhe mireberese. Çaji i kamomilit na ndihmon në tretje dhe problemet e zorrëve, ne qetësimin e dhembjeve te barkut dhe ato menstruale, me dhembjet e kokës dhe reumatizmat.
Por kamomilin ka efekte të shumta edhe për flokët, shamponi nga kamomili do të ju ndihmoj për t’i çelur flokët, për t’u relaksuar kur laheni, për të zbutur majat e flokëve dhe për hidratimin e lëkurës.
Breza ka efekte anti-bakteriale, anti-inflamatore, prandaj përdoret për trajtimin e humbjes së flokëve, zbokthit dhe kruajtjes së kokës. Breza normalizon prodhimin e sebumit duke normalizuar kështu butësinë e flokëve, duke ju dhanë shkëlqim dhe elasticitet.