
74 pacientë të infektuar me Coronavirus janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, njofton Insajderi.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se pesë prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 126 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë: katër janë në gjendje të rënduar, 81 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 dhe 38 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 32 pacientë, katër janë në gjendje të rëndë./Insajderi.com