746 ankesa për kamatë shtesë nga bankat në Kosovë

746 ankesa për kamatë shtesë nga bankat në Kosovë

Rreth 750 ankesa për kamatë shtesë nga bankat e Kosovës janë pranuar në Bankën Qendrore të Kosovës, 131 nga të cilat, janë zgjedhur në favor të palëve, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti, i cili ka shtuar se në periudhën mars, prill, maj dhe korrik janë parashtruar afër 78 mijë kërkesa për shtyrje të këstit të kredisë.

Ahmeti për KP ka thënë se nga 78 mijë kërkesa, janë aprovuar 70 mijë e 564 kërkesa.

“Nga 77,629 kërkesa të parashtruara për shtyrje të kësteve për periudhën mars-prill-maj-korrik, janë aprovuar 70,564 kërkesa nga të cilat 57,443 për personat fizik dhe 20,186 për personat juridik”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ahmeti tutje ka thënë se janë 131 ankesa të cilat janë zgjedhur në favor të palëve.

“Ju informoj se divizioni i ankesave në BQK, deri më tani ka pranuar 746 ankesa, nga të cilat 131 janë zgjidhur në favor të palëve, të tjerat janë kryesisht ankesa për interesin e rregullt të përllogaritur e që rezulton të jenë me përgjigje negative për palët”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se Banka Qendrore e Kosovës së bashku me Shoqatën e Bankave të Kosovës, kishin vendosur që bizneset dhe individët të cilët për shkak të gjendjes së krijuar në vend dhe rënies së nivelit të të hyrave të tyre, t’iu mundësohet pezullimi i pagesave të kësteve të kredisë, nga data 16 mars 2020 deri me 30 prill 2020. /Insajderi.com