Gjobat për mosrespektim të Ligjit anti-COVID’19, po vazhdojnë të shqiptohen me masë të madhe nga Policia e Kosovës, njofton Insajderi.
Vetëm gjatë 24-orëve të fundit, PK ka shqiptuar 747 tiketa për mosrespektimin e këtij ligji.
Ndërsa, lidhur me atë të rregullave në komunikacion, 636 qytetarë janë gjobitur meqë nuk kanë respektuar rregullat.
Gjatë 24 orëve 15 persona kanë pësuar lëndime nga aksidentet.
Ndryshe, javëve të fundit ka pasur shifra alarmante të rasteve me COVID-19 por edhe të personave që kanë vdekur nga ky virus. /Insajderi.com