75 mijë cigare kapen në Doganë, parandalohet shmangia e taksave prej mbi 100 mijë euro

75 mijë cigare kapen në Doganë, parandalohet shmangia e taksave prej mbi 100 mijë euro

Dogana e Kosovës njofton se të premten pasdite ka ndalur një furgon në të cilin kanë hasur cigare kontrabandë, përcjell Insajderi.

Sipas njoftimit, pas ndalimit të këtij furgoni janë gjetur cigare të llojit Regina red dhe blue. Sasia e cigareve në këtë rast është 75 mijë copë.

Dogana thotë se me këtë veprim është arritur të parandalohet shmangja e taksave të detyrueshme prej mbi 100 mijë Euro.

“Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundesuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.

Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurt është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected]”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, bëhet e ditur se me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit.

“Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”.

Ndryshe, ky është rasti i dytë brenda jave që kapen cigare të njëjta, pas rastit të parë prej 65 mijë copë./Insajderi.com