751 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

751 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës se djeshme ka shqiptuar 751 gjoba për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat anti-covid, përcjell Insajderi.

Masat e vendosura nga Qeveria kanë për qellim parandalimin e përhapjes të virusit.

Bazuar në raportin 24-orësh të PK-së, gjithashtu janë shqiptuar edhe një mijë e 138 gjoba trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se në këtë periudhë kohore kanë ndodhur 16 aksidente trafiku me të lënduar dhe 39 me dëme materiale. /Insajderi.com