76 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale – katër në gjendje të rëndë

76 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale – katër në gjendje të rëndë

76 pacientë të infektuar me Coronavirus janë duke u trajtuar në klinikat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, në total janë 151 pacientë në trajtim.

Nga 151 pacientët, raportohet se katër janë në respiratorë, 11 në maskë CPAP dhe 85 në oksigjenoterapi.

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 52 raste pozitive me koronavirus e 56 të shëruar. /Insajderi.com