Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njofton se 765 pacientë të infektuar me Coronavirus janë duke u trajtuar në spitale, 45 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, përcjell Insajderi.
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i pacientëve të dyshuar për COVID-19 të shtrirë në spitale është 937.
Sipas raportit të SHSKUK-së, numri i pacientëve që po trajtohen nën asistimin e oksigjeno-terapisë është 730.
“Numri i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, të cilët po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, vazhdon të jetë i lartë. Sipas raportit të punës për datën 12 prill 2021, janë duke u trajtuar 937 pacientë,765 raste të cilat janë të konfirmuara me Sars-Cov-2. Ndërsa, 45 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore në njësitë intensive si dhe 730 pacientë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë”, thuhet në njoftimin për medie./Insajderi.com