77 lajme të rrejshme gjatë muajit shtator për COVID-19

77 lajme të rrejshme gjatë muajit shtator për COVID-19

“Fake news”, nëpër media kanë qenë të përhapura gjatë raportimit për pandeminë COVID-19, theksohet në një raport të publikuar nga Factchecker-KS rreth lajmeve të rreme. 77 lajme të rrejshme janë konstatuar gjatë muajit shtator.

“Kemi pasur lajme të ndryshme që kanë qarkulluar si të mbyllemi në shtëpi.  Kemi krijuar mekanizimin e verifikimit të lajmit. Në muajin shtator janë konstatuar 77 lajme fake”.

Drejtori i Factchecker-KS, përmendi rëndësinë që kanë lajmet e vërteta gjatë pandemisë.

“Kemi pas shumë lajme fake sa i përket origjinës së Covid-19. Janë ngritur teori se Covdi-19 ka qenë i njohur një kohë të gjatë. Lajme fake të ndryshme kanë qarkulluar shumë”.

Në këtë raport përmendet edhe “inteligjenca ruse”, si “burim” i fake news. /Insajderi.com