
778 persona kanë marrë gjobë nga Policia e Kosovës brenda 24-orëve të fundit si pasojë e mosrespektimit të masave anti-COVID, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në raportin ditor të policisë, ku thuhet se janë shqiptuar edhe një mijë e 161 tiketa trafiku.
Po ashtu në këtë periudhë kohore bëhet e ditur se kanë ndodhur 59 aksidente.
18 persona janë arrestuar, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit. /Insajderi.com