Ka vdekur një 78-vjeçar me inicialet H.B nga Komuna e Vitisë, i cili ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Dubravës, njofton Insajderi.
Njoftimi është bërë i ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
I njejti ishte dërguar në Spital dje pasdite.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 23:30 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet H.B, viti i lindjes 1942. I burgosuri, rreth orës 16:50 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore në Repartin e Kirurgjisë, i njëjti ka ndërruar jetë.”, thuhet në njoftim.
“H.B po vuante nga hipertensioni arterial për çka edhe po trajtohej në vazhdimësi nga mjekët e institucioneve korrektuese. I njëjti ishte i dënuar për Veprën Penale; Vrasje”, thuhet tutje në kumtesë. /Insajderi.com