780 gjoba për ata që shkelën masat anti-COVID

780 gjoba për ata që shkelën masat anti-COVID

Policia e Kosovës ka vazhduar me ndëshkimin për qytetarët që nuk zbatojnë rregullat anti-COVID. 780 gjoba u shpërndanë të martën.

Më shumë tiketa janë shqiptuar për shkelësit  e shenjave të komunikacionit, 1.117 sosh.

Të martën u raportuan 13 aksidente me të lënduar e 14 me dëme materiale.

Ndërsa janë arrestuar 18 persona e 9 u dërguan në mbajtje. /Insajderi.com