
783 qytetarë janë gjobitur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë për mosrespektimin e masave anti-COVID’19, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës, ku thuhet se përveç tiketave të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19, gjoba të shumta u janë dhënë edhe atyre që nuk kanë respektuar rregullat e trafikut.
Një mijë e 103 persona janë gjobitur si shkak i mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.
Ndërkaq, në të njëjtën periudhë kohore janë regjistruar edhe 16 aksidente me të lënduar, ndërsa 33 të tjera me dëme materiale. /Insajderi.com