
Tetë raste pozitive me Coronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, përcjell Insajderi.com.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, kurse janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar kështu në 157 mijë e 848 numrin e të shëruarve.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë dhënë katër mijë e 19 doza të vaksinës anti-COVID’19.
Kurse, që nga fillimi i vaksinimit anti-COVID’19 janë dhënë një million 630 mijë e 82 doza të vaksinës anti-COVID’19.
Deri më tash, 767 mijë e 742 qytetarë janë vaksinuar anti-COVID’19 me dozën e dytë./Insajderi.com