Tetë persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, edhe 373 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19 gjatë kësaj kohe.
Rastet e reja janë shënuar nga gjithsej dy mijë e 345 mostra të marra për testim.
Edhe numri i të shëruarve nga ky virus gjatë kësaj kohe ka qenë i lartë. 309 persona janë kuruar plotësisht.
Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 98 mijë e 174. /Insajderi.com