8 të vdekur nga Coronavirusi në Kosovë

8 të vdekur nga Coronavirusi në Kosovë

Tetë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.com

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe 68 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga katër mijë e 320 testime të kryera.

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë të njëjtës periudhë kohore janë shëruar edhe 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të kuruarve është 153 mijë e 672.

Me këtë rast, ulje është shënuar edhe te shifrat e rasteve aktive që tashmë kanë rënë në tre mijë e 342.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës. Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com