8 viktima dhe 453 raste të reja me COVID-19

8 viktima dhe 453 raste të reja me COVID-19

Tetë persona kanë vdekur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 453 raste të reja të infeksionit, nga një mijë e 470 mostra të testuara.

“Rastet pozitive janë nga komunat Prishtinë 183 raste, Mitrovicë 37 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Prizren 20 raste, Gjilan 18 raste, Pejë 17 raste, Drenas 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Podujevë 11 raste, Malishevë 9 raste, Gjakovë 8 raste, Klinë 8 raste, Lipjan 8 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Istog 7 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Graçanicë 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Dragash 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Junik, Shtërpcë dhe Ranillug”, thuhet në njoftimin e institutit.

Tutje, bëhet e ditur se 483 pacientë e kanë fituar betejën me këtë virus.

Numri total i rasteve pozitive është 47 mijë e 952 nga 168 mijë e 211 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe një mijë e 233 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35 mijë e 439 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11 mijë e 280./Insajderi.com

483 TË SHËRUAR DHE 453 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Thursday, December 17, 2020