8 vjet nga vrasja e Diana Kastratit, i dyshuari ende në liri

8 vjet nga vrasja e Diana Kastratit, i dyshuari ende në liri

Janë bërë gati shtatë vjet që kur Diana Kastrati u vra në pikë të ditës disa metra larg shtëpisë së saj, dhe i dyshuari për vrasjen e saj, ish-bashkëshorti Adnan Jashari ende nuk është kapur nga organet e ndjekjes dhe drejtësisë kosovare.

Kjo përshkak se i dyshuari për vrasjen e saj, tashmë e sa vjet gjendet në Spanjë, dhe ky nuk shtet asnjëherë nuk ka pranuar ekstradimin e tij në Kosovë.

Pamundësia e shfrytëzimit të mekanizmave ndërkombëtar, si INTERPOL-i për ekstradimin e tij, ka bërë që ai mos të gjykohet asnjëherë për veprën e tij.

Spanja, e cila ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, ka shfrytëzuar mundësinë e mosanëtarsimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.

Po të ishte vendi ynë pjesë e INTERPOL-it, edhe shtetet që nuk e njohin Kosovën, do ta kishin obligim që ta bënin ekstradimin e personave që kërkohen nga kjo organizatë.

E autoritetet vendore tash e pesë vjet  po presin përgjigje nga autoritetet spanjolle për ekstradimin e të dyshuarit, ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Para vrasjes së saj, në vitin 2010, ajo kishte plotë 10 vjet që ishte i martuar me Adnan Jasharin, por jeta e tyre bashkshortore nuk kishte shkuar edhe aq mirë.

Babai i Dianës, Gëzim Kastrati, kishte rrëfyer para disa vjetësh jetën e saj të kaluar pas martesës.

Në kohën kur pritej se lidhja e tyre martesoret do të përmirësohej, me gjithë kërkesën e familjes së Adnanit që të mos kurorëzohej me Dianën, kjo edhe ndodhi.

“Adnani kishte filluar të zhytet dhe ta humbasë efikasitetin si burrë shtëpie”, kështu thotë babai i Dianës së vrarë, derisa nuk mohon kërcënimet që dhëndri i kishte bërë të bijës së tij.

“Adnani shpesh i ka thënë Dianës t’i marr rrobat dhe të shkojë në shtëpi, por kërcënime serioze nuk ka pasur në deri në momentin e fundit”, u shpreh ai. Për shkak të presonit dhe kërcënimeve Diana ishte detyruar që pas 10 vjet martese, të marrë vajzën dhe të kthehet në familjen e saj.

“Para 6 muajve është kthyer në shtëpi bashkë me vajzën 8-vjeçare Anaida. Diana kishte 10 vjet martesë, por nuk ishte kurorëzuar meqë këtë nuk donte Adnani.

Diana Kastrati është vrarë në maj të 2011-së./Insajderi.com