81 të prekur me koronavirus, Ferizaj ia kalon Malishevës

81 të prekur me koronavirus, Ferizaj ia kalon Malishevës

Komuna e Ferizajt ia ka kaluar edhe Malishevë për nga numri i të prekurve me COVID-19, shkruan Insajderi.

66 persona ishin të infektuar deri më tani në Ferizaj, pas konfirmimit edhe të 15 rasteve të reja sonte numri i të prekurve në total në këtë komunë ka shkuar në 81.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: dhjetë (10) raste Ferizaj, tre (3) raste Mirash, një (1) rast Mirosal dhe një (1) rast Kosinë)”, thuhet në njoftim e IKShPK-së.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sonte nuk është raportuar për ndonjë rast nga Komuna e Malishevës. Aktualisht numri të prekurve me COVID-19 në këtë komunë është 70.

Nga komuna e Ferizajt janë shënuar edhe dy viktima nga ky virus.

Gjatë ditës së sotme nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 70 vjeç nga Neredime e epërme -Ferizaj, i konfirmuar me COVID-19 me datë 13.04.2020.

Pacienti është referuar nga QMF-Ferizaj dhe hospitalizuar në Klinikën Infektive me 12.04.2020 në gjendje të rënduar. Pacienti ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar dhe Hipertension arterial).

Deri më tani në territorin e Republikës së Kosovës me COVID-19 janë 480 persona, teksa 84 kanë arritur të shërohen si dhe janë shënuar 12 vdekje./Insajderi.com

Lexo edhe:

Plus 31 persona të prekur me COVID-19 në Kosovë