814 gjoba anti-COVID të shqiptuara në 24 orët e fundit

814 gjoba anti-COVID të shqiptuara në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 814 gjoba për ata të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër përhapjes së COVID-19, njofton Insajderi.

Këto tiketa bazën ligjore e kanë tek Ligji për Pandeminë, i miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkohë, për shkelësit e rregullave në trafik, policia ka shqiptuar një mijë e 246 gjoba.

Gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se kanë ndodhur 10 aksidente trafiku me të lënduar dhe 27 aksidente trafiku me dëme materiale./Insajderi.com