835 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave anti-COVID

835 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka gjobitur 835 qytetarë për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.

Kështu është e bërë e ditur në raportin e Policisë së Kosovës për njëzetekatër orët e fundit.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar për 12 vdekje dhe 529 raste të reja me COVID-19, të dielën.

Numri total i rasteve pozitive është 97.996 raste nga 475.417 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.988 raste të vdekjes, thuhet në raportin e fundit të publikuar nga IKShPK.

Qeveria e Kosovës gjatë javës së kaluar ka marrë vendim për kufizime më rigoroze shkak i situatës pandemike.

Këto masa vlejnë edhe gjatë kësaj jave. /Insajderi.com