
Muzeu i Kompleksit memorial “Adem Jashari” është tashmë i hapur me një ekspozitë të përhershme ku janë ekspozuar eksponatet e familjes Jashari.
Ekspozita titullohet “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri” i autorit Sadik Krasniqi.
Aty janë mbi 50 eksponate të ndryshme që kanë shpëtuar pa u djegur nga masakra e familjes Jashari në Prekaz.
Por ajo çfarë është më e rëndësishme janë armët me të cilat kanë luftuar Adem e Hamzë Jashari, dy heronjtë më të njohur të kësaj tragjedie në Prekaz.
Aty mund ta shohin armën personale të Hamza Jasharit e llojit pushkë automatike kallashnikov dhe armën personale të Adem Jasharit e llojit automatik kallashnikov.