86 raste të reja me COVID-19 në zonat me shumicë serbe në Kosovë

86 raste të reja me COVID-19 në zonat me shumicë serbe në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 86 raste të reja me Coronavirus në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, njofton Insajderi.

Shtabi i Krizave i Komunës së Mitrovicës Veriore, ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe 39 pacientë janë shëruar.

Aktualisht janë 545 raste aktive këto zona.

Nga fillimi i pandemisë, 15 mijë e 57 serbë në Kosovë janë testuar, prej të cilëve katër mijë e 377 janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 107 kanë vdekur./Insajderi.com