Përkundër se infeksionet e COVID-19 janë rritur në vend, masat parandaluese nuk po respektohen nga shumë qytetarë.
Vetëm në njëzetekatër orët e fundit Policia e Kosovës ka shpërndarë 872 gjoba.
Këto tiketa bazën ligjore e kanë tek ligji anti-COVID i votuar në Kuvendin e Kosovës.
12 gjoba më shumë, saktësisht 884 janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të komunikacionit.
12 aksidente me të lënduar e 24 me deme materiale ishte bilanci i së martës për sa i përket përplasjeve në rrugë.
Me duar të lidhura përfunduan 11 qytetarë, 2 u dërguan në mbajtje, katër në ndalim policor e 2 në vuajtje të dënimit. /Insajderi.com