Në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike e Universitare të Kosovës si dhe në spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 89 pacientë " />

89 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në klinika e spitale të Kosovës

89 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në klinika e spitale të Kosovës

Në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike e Universitare të Kosovës si dhe në spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 89 pacientë të prekur nga COVID-19 në Kosovë.

Në bazë të dhënave nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, klinika më më së shumti pacient është ajo e Infektives me 27 persona të infektuar me virus.

Po ashtu, në mesin e personave të cilët po marrin trajtim janë edhe dy foshnje.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 27 pacientë

Mjekimi Intensiv Qendror, 3 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Spitali i Gjakovës, 11 pacientë

Spitali i Pejës, 14 pacientë

Spitali i Gjilanit, 14 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë./Insajderi.com