894 gjoba për mosrespektuesit e masave anti-COVID

894 gjoba për mosrespektuesit e masave anti-COVID

894 gjoba janë ndarë nga Policia e Kosovës për personat që nuk kanë respektuar masat anti-COVD.

Këto gjoba bazë ligjore e kanë ligjin anti-COVID të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, për shkelësit e komunikacionit janë ndarë 663 gjobitje.

Policia ka njoftuar edhe se në rrugët e Kosovës brenda 24 orëve janë shkaktuar 21 aksidente trafiku me të lënduar dhe 21 aksidente trafiku me dëme materiale.

Gjatë këtij 24 orësh, policia e arrestoi 28 persona dhe 18 dërgoi në mbajtje. /Insajderi.com