9.671 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë, njofton Insajderi.
Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, të martën raportoi për 194 infeksione të reja dhe 599 të shëruar.
Tash numri i rasteve shkoi në 104.390, ndërsa i të shëruarve 92.571.
Ndërsa, gjatë ditës së fundit u raportuan edhe tetë vdekje të reja me çka numri i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë është 2.148.
Prishtina mbetet vatra e pandemisë, gjatë njëzetekatër orëve të fundit në kryeqytet u regjistruan edhe 47 infeksione. /Insajderi.com