9.782 raste aktive me COVID-19

9.782 raste aktive me COVID-19

9.782 raste aktive janë momentalisht në Kosovë, përcjell Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raportoi të hënën edhe 587 infeksione dhe 212 të shëruar.

Numri total i rasteve me COVID-19 është 73.635, ndërsa i të shëruarve 62.198.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit, janë regjistruar gjashtë vdekje të reja për ta quar numrin e personave që kanë ndërruar jetë që nga 13 marsi si pasojë e COVID-19 në 1.655.

Ndërsa, Prishtina mbetet vatra e pandemisë. Vetëm gjatë ditës së fundit u shënuan 212 infeksione tjera. /Insajderi.com