9 arsyet që u përmendën në mocionin për rrëzimin e Qeverisë

9 arsyet që u përmendën në mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Qeveria e Isa Mustafës duket se do të rrëzohet gjatë javës së ardhshme, përmes një mocioni në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë mocion renditen nëntë arsye që, sipas deputetëve, duhet të rrëzohet Qeveria “Mustafa”.

Arsyeja e parë është kontrata me “Countour Global” për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re”. Përmendet kriza e thellë energjetike në vend, dështimi i Qeverisë për anëtarësimin e Kosovës në ENTSO, që do të nënkuptonte fillimin e punës për ndërtimin e interkonjeksionit me Shqipërinë.

Arsyeja e katërt, sipas deputetëve, është licencimi i Telekom-Serbia në Kosovë.

Arsyeja e pestë është mosrespektimi i kontratës KEDS-KESCO në raport me punëtorët. Më pas përmenden sigurimet shëndetësore dhe zaptimi i bordeve nga partitë në pushtet, dhe arsyeja e tetë është gjoba mbi PTK-në nga Arbitrazhi në lëndën e “Z-Mobile”, ku PTK do të detyrohet t’ia paguajë rreth 30 milionë euro Blerim Devollit.

Arsyeja e 9 përmendet Ligji për “Trepçën”.