Edhe gjatë natës që lamë pas toka ka vijuar të dridhet. Sipas Institutit te Gjeoshkencave janë regjistruar 9 lëkundje tërmeti deri në orën 07:07 të 30 nëntorit.
Magnituda e lëkundjeve vjen në rënie krahasuar me paslëkundjet e frikshme qe pasuan termetin tragjik me 50 viktima.
Lëkundja e fundit e regjistruar ka qenë me magnitudë 2.6 dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.
Lëkundja më e fortë ka qene ajo po me epiqendër në Lalëz, me forcë 3.4 dhe është matur në orën 05:16.