Ministria e ShëndetësiSë ka njoftuar se nëntë raste të reja me Coronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, përcjell Insajderi.com.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe nuk ka vdekur asnjë person nga COVID-19, teksa janë shëruar tetë persona.
Po ashtu, MSH ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë pesë mijë e 560 doza të vaksinës anti-COVID’19, kurse që nga fillimi i vaksinimit janë dhënë një million e 519 mijë e 933 doza të vaksinës.
Ndërkaq, deri më sot, 686 mijë e 238 qytetarët janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër Coronavirusit./Insajderi.com