9 shtete anëtare të BE-së i dërgojnë letër Borrellit për ta kthyer Ballkanin Perëndimor në agjendë

9 shtete anëtare të BE-së i dërgojnë letër Borrellit për ta kthyer Ballkanin Perëndimor në agjendë

Nëntë shtete anëtare të Bashkimit Evropian i kanë bërë thirrje kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, që të zhvillojë diskutime strategjike me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për përspektivën e tyre kur ministrat e jashtëm të Bllokut të takohen në prill.

Kështu thuhet në një letër të siguruar nga “EUROACTIV”, transmeton Insajderi.

“Besojmë se është koha e duhur t’i hidhet një vështrim strategjik Ballkanit Perëndimor”, thuhet në letrën e ministrave të jashtëm të Austrisë, Kroacisë, Çekisë, Gjermanisë, Greqisë, Irlandës, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë, e cila mban datën 5 mars.

Ata thonë se “shumëçka ka ndryshuar” që nga diskutimi i fundit për zgjerim i gushtit të vitit 2019, veçanërisht pasi “ka pasur zhvillime të brendshme dinamike politike në vendet e rajonit”. /Insajderi.com