9 të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë

9 të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku të ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Në këtë aksident të ndodhur rreth orës 18:40, të përfshira ishin katër automjete, tri vetura dhe një autobus.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se ka nisur hetimi lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

“Rreth orës 18:40, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë -Podujevë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë katër automjete (tri vetura dhe një autobus)”, ka thënë ajo.

“Si pasojë e aksidentit deri tani trajtim mjekësor kanë kërkuar nëntë persona të lënduar. Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, është shprehur më tej Ahmeti. /Insajderi.com