9 të vdekur dhe 115 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

9 të vdekur dhe 115 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nëntë persona nga COVID-19 në Kosovë, njofton Insajderi.

Gjithashtu janë regjistruar 115 raste të reja të infektimit me Coronavirus, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Rastet e reja janë gjetur nga gjithsej 466 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Testimet, siç njofton IKSHPK-ja, janë bërë gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët privatë.

Ndërsa të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit janë 116 veta.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë deri tani është 13.215 raste nga 50.223 persona të dyshimtë më virusin SARS-CoV-2 dhe 508 raste të vdekjes.

Kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.355 raste.

E raste aktive me virus mbesin ende 3.352./Insajderi.com

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 41 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Junik 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Podujevë.
No photo description available.