9 të vdekur dhe 513 të infektuar me Coronavirus në Shqipëri

9 të vdekur dhe 513 të infektuar me Coronavirus në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri, nga 2184 testime të realizuara për COVID-19, 513 prej tyre kanë rezultuar pozitive, njofton Insajderi.

Kurse, 9 persona kanë humbur jetën.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 514 persona.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar./Insajderi.com