9 të vdekur dhe 548 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

9 të vdekur dhe 548 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Nëntë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 548 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19 në vend.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej katër mijë e 193 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 301 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61 mijë e 986 raste, kurse numri i rasteve aktive është nëntë mijë e 413.

Numri total i rasteve pozitive është 73.048 raste dhe 1.649 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 250 raste, Pejë 34 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 22 raste, Lipjan 20 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Vushtrri 16 raste, Ferizaj 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Deçan 8 raste, Klinë 8 raste, Prizren 8 raste, Rahovec 8 raste, Skenderaj 8 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Drenas 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Malishevë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com