90% të tekstit që e lexoi Hoti në dialog, e shkroi vet Selim Selimi thotë Selmanaj

90% të tekstit që e lexoi Hoti në dialog, e shkroi vet Selim Selimi thotë Selmanaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili mori pjesë në delegacionin e qeverisë në dialogun Kosovë-Serbi, ka shkruar 90% të tekstit të cilin kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka lexuar në takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në emisionin Pressing të T7, Selmanaj tutje tregoi se ku ka qëndruar delegacioni i qeverisë në momentin kur Hoti ishte në takim me Vuçiqin.

“Selim Selimi e shkroi 90% të tekstit të cilin e lexoi Hoti gjatë bisedimeve”, është shprehur Selmanaj.

“Ne me stafin e kryeministrit kemi qëndruar në një dhomë afër në momentin kur është mbajtur takimi. Pas takimit, kryeministri na ka njoftuar në detaje çfarë ka ndodhur, nuk ka qenë një takim i lehtë”, ka thënë Selmanaj.

Tutje ai sqaroi se nuk e ka ditur se kishte hatër mbetje gjatë këtij procesi.

“Më vonë kemi dëgjuar se ekziston një hatër mbetje. Mirëpo për neve është e pabazë”, shtoi Selmanaj.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, javë më parë kishte deklaruar se në disa prej takimeve të zhvilluara në Bruksel midis të dyja palëve, nuk kishte marrë pjesë, për çka kishte kërkuar transparencë nga ana e kryeministrit. /Insajderi.com